Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfrytëzim I Pakontrolluar I Pasurisë Së Liqenit Të Fierzës
English

Shfrytëzim I Pakontrolluar I Pasurisë Së Liqenit Të Fierzës

KUKËS, 17 Korrik/ATSH-R.Hoxha/.- Liqeni i Fierzës, një nga basenet ujore artificiale më të mëdha të vendit, veç prodhimit të energjisë elektrike shërben për banorët e zonës verilindore jo vetem si një mjedis plazhi pa shumë shpenzime por edhe për pasurinë e madhe të peshkut. Kjo e fundit, veçanërisht po shfrytëzohet në kushtet kur kontrolli mungon, duke çuar në zhdukjen e disa specieve ujore. "Nga 11 lloje peshqish që ka liqeni, 4 prej tyre po shkojnë drejt zhdukjes", thotë inspektori Arben Palushi. Sipas tij, fakti që gjuetia në këtë liqen është thuajse e pakontrolluar dhe në ujrat e tij nuk hidhet rasati sipas normave ka bërë që sasia e peshkut në ujrat e tij të ulet në mënyrë të ndjeshme. "Normalisht gjatë një viti në ujrat e këtij liqeni duhen hedhur rasate peshku me një kosto prej 2-3 milionë lekësh, ndërsa gjatë 10 viteve të fundit për këtë qëllim janë akorduar vetëm 200 mijë lekë", thotë Palushi. Këtu nuk bëhet fjalë për gjueti nga grupe peshkimi të palicensuara, por për gjuetinë me mjete shfarosëse që dëmtojnë ndjeshëm këtë pasuri. "Aktualisht janë të licensuar 15 grupe peshkimi në ujrat e këtij liqeni, ndërsa gjuetia bëhet nga të paktën 3-fishi i këtyre grupeve, veç gjuetisë nga persona të veçantë që kanë si synim vetëm fitimin", sipas Palushit. Është kjo arsyeja që grupet e licensuara gjithnjë e më tepër po ngrenë zërin ndaj kësaj gjuetie që dëmton biznesin e tyre. "Ne paguajmë të gjitha taksat, ndërsa askush nuk na del për zot, edhe pse pasuria e peshkut po dëmtohet pa asnjë lloj kriteri", tregon Osman Selimi, një gjuetar i vjetër. Plasjet e dinamitit në këtë periudhë po shkaktojnë shqetësim edhe tek pushuesit e shumtë që frekuentojnë brigjet e liqenit të Fierzës. Në këtë drejtim shqetësimi më i madh është se në ujrat e këtij liqeni me gjatësi 75 kilometra nuk ka asnjë kontroll efikas, bile as ndonjë skaf siç ndodhte vite më parë për t'u ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë të rretheve të Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Pukës. Kjo ka bërë që çdo vit në ujrat e liqenit të Fierzës të ndodhin fatkeqësi sidomos në periudhën e verës./a.s/
KOMENTE