English

Te Plagosurit Ne Spitalin E Shkodres Jashte Rrezikut Per Jeten

SHKODËR, 17 Korrik/ATSH-G. Marku/- Të plagosurit e mbërritur në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jeten. Ilir Prendi, 10 vjeç dhe Gentjan Mici, 20 vjeç, janë dy nga udhetaret që gjendeshin në autobusin e linjës Tiranë-Fushë Arrës, i cili pësoi aksident. Edhe pse kanë plagë të rënda, gjendja e tyre duket jashtë rrezikut për jeten. Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Namik Kamberi, tha për ATSH-në se "menjëherë pas marrjes së lajmit të aksidentit, i gjithë personeli i këtij spitali ka kaluar në gjendje gatishmërie". Sipas tij, për të qënë në një gatishmëri sa më të madhe janë thirrur edhe punonjësit që kanë qënë në punë ne turnin e parë. Sipas drejtorit Kamberi, kanë mbërritur me helikopter në urgjencën e spitalit vetëm dy shtetas të plagosur. Ndër ta, më problematiku duket 10 vjeçari Ilir Prendi, banues në Mamurras, i cila ka qënë duke udhëtuar në autobus së bashku me nënën e tij, Marta Prendi. Iliri i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes, ndërsa nëna e tij, Marta, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, në një dhomë tjetër të repartit të urgjencës gjendet i plagosuri tjetër, Gentjan Meci, 20 vjeçar, gjendja e të cilit duket më e normalizuar. "Në lidhje me aksidentin nuk mbaj mend asgjë", thotë për ATSH-në Gentjani, i cili vetëm në spitalin e Shkodrës, është përmendur pas mbërritjes me helikopter së bashku me 10 vjeçarin Prendi. /a.ke/
KOMENTE