Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Kompania Private Nisatel , Investim 2 Milion Euro Në Telekomunikacione
English

Vlorë: Kompania Private "Nisatel", Investim 2 Milion Euro Në Telekomunikacione

VLORË, 17 korrik/ATSH-H.Koçi/.-Kompania "Nisatel", operator i pavarur i telekomunikacioneve, me qendër në Vlorë dhe disa rrethe të tjera të jugut të vendit, do të realizojë një investim prej 2 milionë euro, për modernizimin e mëtejshëm të këtij shërbimi. Projekti, që tashmë ka nisur është rrjedhojë e bashkëpunimit me kompaninë sllovene "Iskratel Sllovenia". "Nënshkrimi i kontratës së bashkëpunimit konsiston në funksionimin e operatorit "Nisatel" me 20 mijë porta përdoruesish në telefon, internet dhe televizion, me një shumë investimi që shkon afërsisht në 2 milionë euro, përgjatë dy viteve", thotë për ATSH-në, administratori i kompanisë "Nisatel", Sadrit Danaj. Sipas tij, "Iskratel group", është një nga prodhuesit më të njohur të telekomunikacionit hardware dhe software, kryesisht për Evropën Juglindore, por edhe me shtrirje ndërkombëtare në tregun e telekomunikacioneve. Drejtori ekzekutiv i "Iskratel Group Sllovenia", Bostjan Zerovnik, shprehet se, Iskratel ka një bashkëpunim me Nisatel, qysh prej 8 vitesh. "Ne kemi patur shume projekte të suksesshme, por intensiv ka qenë bashkëpunimi gjatë tre viteve të fundit, krahas edhe partnerëve të tjerë të përbashkët në Shqipëri si "Communication Progress", etj. Iskratel do të sigurojë zgjidhjen më të mirë në aparatura duke i mundësuar Nisatel, të përmirësojë rrjetin dhe shërbimet e tij, duke spikatur në fushën e telekomunikacionit në Vlorë dhe Shqipërinë e jugut", thotë Zerovnik. Në kontratë parashikohet mes të tjerash se, "Iskratel Sllovenia", do të performojë mënyrën e menaxhimit të Nisatel dhe teknologjisë, nëpërmjet produktit soft switch, i cili do të bëjë të mundur integrimin e rrjetit aktual në produktet IP, si dhe unifikimin e këtij rrjeti, me investimet e reja. /a.s/
KOMENTE
  • asim islami18:04 - 13 Dhjetor 2011
    kam 1 vit qe ju them hajde me lidhni tel qe me kputi sulo sheu na punimet qe beri thoni do vi e nuk vini gjithe te mirate
  • Malvina Mesy19:08 - 11 Qershor 2011
    po futuni sa me shpejte se nuk durohet me ky albtelecomi shqiptare