Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaçka: Qiraja e mandatit të Priftit në qeveri, 1.8 milionë euro
English

Xhaçka: Qiraja e mandatit të Priftit në qeveri, 1.8 milionë euro

Tiranë, 17 korrik, NOA – Pasuria e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti ka qenë dhe sot në qendër të akuzave të Partisë Socialiste. Në tre deklarata për mediat, deputetët Ilir Gjoni, Olta Xhaçka dhe Ilir Beqja, i kanë mëshuar faktit se duhet të baht transparencë për pasurinë e ministrit.

Ndërkohë që më e ashpër në qëndrimin e saj ka qenë deputetja Olta Xhaçka e cila ka deklaruar se ministri Prifti mbrohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ajo ka deklaruar se Prifti është mbrojtur nga dy drejtuesit e mazhornacës edhe për abuzimet në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

“Tanimë i madh e i vogël në Shqipëri e ka marrë vesh se qiraja e mandatit të artë që shiti Dritan Prifti në 28 qershor, vlen së paku 1.8 milion euro në vit”, tha Xhccka.

Sipas saj kjo është logjika mbi të cilën është ndërtuar koalicioni qeverisës Berisha – Meta.

“Në këmbim të mandateve të tyre, ministrave të LSI, iu është lënë dorë e lirë të shtojnë në mënyrë marramendëse pasurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre me gjithfarë aferash korruptive”, tha Xhaçka.

Ajo shtoi se Berisha dhe Meta e shpëtuan Priftin nga përballja me drejtësinë për aferat korruptive “miliona euroshe ku ishte përfshirë si Drejtor i KESH”.

Duke u ndalur në krizën ekonomike në vend, Xhaçka theksoi se është absurde që një ministër të deklarojë si një shifër normale shumën prej 1.8 milionë eurosh. “Ministri Prifti na deklaron si të ishte gjëja më normale në botë se ka marrë 1.8 milion euro ose 150 000 euro në muaj nga shitja e aksioneve të një kompanie fantazëm tek kushëriri i Ministrit Vasili, pronar i kompanisë Megafarma”, tha Xhaçka.

Xhaçka ka kërkuar dhe reagimin e Metës dhe Berishës, duke shtuar se mungesa e një qëndimi publik do të thotë se ata respektojnë marrëveshjen, që sipas saj është ngritur mbi korrupsionin.

“Është e kuptueshme që Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk reagojnë ndaj korrupsionit të ministrit Prifti, sepse Dritan Prifti s’po bën gjë tjetër, por vetëm sa po respekton marrëveshjen qeverisëse PD-LSI”, tha ajo.

Nga ana tjetër Xhaçka ka kërkuar dhe ndërhyrjen e Prokurorisë së Përgjithshme. “I bëjmë thirrje Kryeprokurores që ta thyejë heshtjen e saj dhe të fillojë menjëherë zbardhjen e kësaj çështjeje”, përfundoi Xhaçka.

NOA
KOMENTE