Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti/ E Stabilizuar Gjendja E Të Plagosurve Në Spitalin Ushtarak
English

Aksidenti/ E Stabilizuar Gjendja E Të Plagosurve Në Spitalin Ushtarak

TIRANË, 18 Korrik /ATSH, M.Shkurta / - Gjendja e të plagosurve nga aksidenti i djeshëm në komunën Gjegjan të Fushë - Arrëzit, në veriperëndim të vendit, sot paraqitet e stabilizuar, me përjashtim të dy fëmijëve, që i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të shumta, veçanërisht në mushkri. Drejtori i Spitalit Ushtarak të Tiranës, Dr.Bedri Mihaj tha sot për ATSH-në se, "njëri prej fëmijëve që iu nënshtrua mbrëmjen e djeshme ndërhyrjes kirurgjikale, aktualisht është në sallën e reanimacionit, ndërsa ekipi i mjekëve specialistë po gjykojnë se ku do të dërgohet fëmija tjetër, për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore". Sipas Dr. Mihaj, mendohet që ai të dërgohet në Senatoriumin e Tiranës për shkak të dëmtimeve në mushkri. Në Spitalin Ushtarak të Tiranës deri në mbrëmjen e së shtunës, u transportuan 13 të plagosur, dy prej të cilëve humbën jetën gjatë rrugës për në spital, ndërsa pas mbërritjes aty, humbi jetën dhe drejtuesi i autobuzit. Nga dhjetë të plagosurit e tjerë, dy prej tyre, fëmijë, iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. "Nga dy fëmijët, një djalë është me dëmtime të pulmonit, ndërsa vajza ka pasur dëmtime në pjesën e barkut, konfuzione të kokës, gjoksit, si dhe në ekstremitete", tha Mihaj. Ai shtoi se pjesa tjetër e të plagosurve kanë dëmtime dhe fraktura ekstremitetesh, por aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ekipi mjekësor i spitalit Ushtarak në Tiranë po bën maksimumin për të shpëtuar jetën e të plagosurve./n.m/
KOMENTE