Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti I Fushë-Arrëzit, Basha: Ditë Tragjike
English

Aksidenti I Fushë-Arrëzit, Basha: Ditë Tragjike

TIRANË, 18 Korrik/ ATSH- Suada Daci/.- Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, e cilësoi sot "si një ditë tragjike", aksidentitn e ndodhur dje në Fushë-Arrëz, si pasojë e të cilit humbën jetën 14 persona. Pasi vizitoi sot pasdite te plagosurit e shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, Basha siguroi në një prononcim për mediat se "ashtu sic kemi vepruar në 24 orët e para, do të vazhdojmë të veprojmë edhe në ditët në vazhdim edhe sa i përket situatës së pacientëve". Kreu i Ministrisë së Brendshme, Lulëzim Basha, përgëzoi edhe punën e personelit mjekësor, duke shtuar se, "me porosi të Kryeministrit Berisha është përgatitur baza ligjore për ardhjen në ndihmë të menjëhershme familjeve të viktimave dhe të të plagosurve, c'ka shpresojmë ta materializojmë nesër ose pasnesër". /a.ke/
KOMENTE