English

Aksidenti/ Lsi, Ngushëllime Familjarëve Të Viktimave

TIRANE, 18 Korrik./ATSH, A.Gegvataj /- LSI shpreh ngushëllime familjarëve të viktimavë që humbën jetën në aksidentin tragjik në fshatin Dom të komunës Gjegjan në aksin Rreshen-Fushë-Arrës. Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama, ne emër të kësaj force politike u ka përcjellë ngushëllimet më të thella te gjithë familjarëve të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjike pasditën e së shtunës. Rama deklaroi se "në këto momente të dhembjes së madhe LSI është pranë familjeve të viktimave dhe ndan me ta dhëmbjen për humbjen e jetës së njerëzve të tyre të dashur". LSI e konsideron shumë të rëndësishëm reagimin e menjëhershëm të institucioneve të shtetit dhe bën apel që ato të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e të plagosurve të tjerë./n.m/
KOMENTE