Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti/Meta: Solidariteti I Qeverisë Nuk Do Ndalet
English

Aksidenti/Meta: Solidariteti I Qeverisë Nuk Do Ndalet

TIRANE, 18 Korrik./ATSH, A.Gegvataj /- "Qeveria shqiptare do t'i ofrojë të gjitha ndihmat e nevojshme familjeve të viktimave të aksidentit rrugor në Fushë Arrëz. Solidariteti i qeverisë nuk do ndalet deri këtu", tha sot Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta pasi vizitoi të plagosurit e aksidentit në Fushë Arrëz, të shtruar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Në një prononcim për mediat, i tronditur nga kjo tragjedi e rëndë që ka prekur gjithë opinionin publik, Meta vlerësoi solidaritetin e gjithë shqiptarëve në lidhje me këtë ngjarje si dhe punën e mirë të mjekëve të cilët po i japin ndihmën mjekësore të plagosurve. "Shpresojmë që gjëndja e të plagosurve të vijë duke u përmirësuar, ndërsa jam i bindur që kjo ngjarje e rëndë me përkrahjen dhe solidaritetin që po tregon i gjithë opinioni, do të kalojë dhe do të gjendet mënyra për t'i ndihmuar të gjitha familjet ", nënvizoi shefi i diplomacisë shqiptare./n.m/
KOMENTE