Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare
English

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Berisha te familja Marku: Të gjithë shqiptarët qajnë me ju

Ngushëllimet, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë

Krasniqi: Kosova ndan me ju, dhimbjen për aksidentin

Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi në Sanatorium

Tragjedia e rëndë, e pranishme dhe në mediat e huaja

Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare

Tiranë, 18 Korrik, NOA – E gjithë Shqipëria gjendet sot në ditë zie kombëtare, në shenjë nderimi të tragjedisë së ndodhur orët e pasdites së djeshme në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom të Gjegjanit, ku nga dalja prej rruge e një autobusi mbetën të vdekur 14 persona dhe u lënduan mbi 16 të tjerë.

Vendimi është marrë me emergjencë nga qeveria, pas një situate të rëndë të krijuar në kërkim të shpëtimit të sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur nga kjo tragjedi, e cila tronditi vendin ditën e djeshme. Kështu, Këshilli i Ministrave ka vendosur që sot në mesditë të mbahet një minutë heshtje, ndërsa në të gjitha institucionet shtetërore flamujt të vendosen në gjysmë shtizë.

Ndërkaq, Zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli, njoftoi dhe vendimin e qeverisë për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e varrimit të viktimave.

Personat që kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë:

1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini

4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë

5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras

6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,

8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë

9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,

10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan

11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë

12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë

13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë

14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë

n.e/NOA

KOMENTE