Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Brukseli, kritika Maqedonisë për zhvillimet brenda saj
English

Brukseli, kritika Maqedonisë për zhvillimet brenda saj

Bruksel, 18 korrik, NOA - Mungesa e dialogut politik, marrëdhëniet e tensionuara ndëretnike, gjyqësia dhe administrata e politizuar, kontesti i pazgjidhur me Greqinë, pritet të jenë vetëm disa nga çështjet që do t’i përmbajë raporti i ardhshëm i BE-së për Maqedoninë.

Megjithatë qeveria dhe ekspertët, por edhe opozita, kanë pritje dhe parashikime të ndryshme sa i përket euro-integrimeve.

Çfarë vlerësimi do të marrë Maqedonia në takimin e ardhshëm të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim? Ekspertët dhe opozita presin kritika, kurse nga qeveria shpresojnë se vendi do të marrë raport pozitiv.

Deputeti i LSDM-së, Andrej Petrov deklaroi se qeveria aktuale po ngec në realizimin e reformave të parashtruara nga Brukseli zyrtarë.

“Është evidente se në shumë sfera, jo vetëm që nuk ka përparim, por kemi ngecje , kurse përgjegjësinë duhet ta mbajë qeveria”, thotë Petrov.

Edhe analisti politik, Mersel Bilalli thekson se në takimin e ardhshëm të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim qeveria e Maqedonisë do të marrë kritika, por se gjitha këto kritika do të mbeten nën hijen e kontestit të emrit.

“Mendoj se do të ketë kritika të caktuara, por nuk pres që ato të jenë të ashpra, për shkak se Bashkimi Evropian pret që Maqedonia të zgjidhë çështjen e emrit kushtetues”,- u shpreh Bilalli.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se qeveria të cilën e drejton ai, është kampione në miratimin e ligjeve me siglën e BE-së dhe realizimin e reformave të kërkuara nga Komisioni Evropian.

"Pikërisht kjo Qeveri e cila ka sjellë një numër të madh ligjesh për harmonizimin e legjislacionit evropian, ka zhvillim të madh, e cila praktikisht me angazhim të madh dhe shumë punë kontribuoi për marrjen e raportit pozitiv vitin e kaluar dhe rekomandimin nga KE-ja deri tek Këshilli i Evropës për fillimin e negociatave, kjo qeveri e cila i plotësoi të gjitha kushtet për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, pikërisht këtë Qeveri LSDM-ja dëshiron ta shfaq si euro-skeptike. Nuk është e mundur të keni qeveri euro-skeptike dhe t'i plotësojë me shpejtësi dhe temp të madh reformat, të miratojë ligjet. Kështu që bëhet fjalë për ndërrimin e tezave, punë klasike e njohur tek LSDM-ja dhe shpesh herë e përdorur", tha Gruevski. Ai nënvizoi se Qeveria i bën të gjitha reformat e nevojshme të cilat duhet ta përmirësojnë kualitetin e jetesës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të cilat gjithashtu janë të rëndësishme edhe për BE-në, për të cilën pret ato të valorizohen pozitivisht në Raportin e nëntorit të KE-së për zhvillimin e shtetit.

NOA-INA

KOMENTE