Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E pabesueshme! Zëri vinte nga brenda arkivolit !
English

E pabesueshme! Zëri vinte nga brenda arkivolit !

Athinë, 18 Korrik 2010 NOA/Newsit - Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në qytetin e Kardhicës në Greqi. Zilja e një telefoni vinte nga brendësia e një arkivoli ku gjendej një i vdekur dhe nuk ishte zile e thjeshtë por thoshte: “Magjistarë, më sillni produkte natyrore”.

Ngjarja ndodhi javën e kaluar në një fshat të Kardhicës, gjatë ceremonisë së një vdekje.

Gjatë funeralit, siç është edhe e logjikshme, klima ishte tepër e rëndë, të gjithë pranë arkivolit qanin dhe dëgjoheshin ulërima.

Në një moment të gjithë ngrinë në vend pasi një zë po vinte nga brenda arkivolit. Disa filluan të buzëqeshin, ndërsa prifti ndaloi menjëherë ceremoninë.

Arsyeja? Zilja e një telefoni që vinte nga brenda arkivolit!Dhe çfarë zile! ”Magjistarë, më sillni produkte natyrale”.

Në kishë mbizotëroi shqetësim i madh për një çast, sepse askush nuk mund të jepte shpjegim.

Gjatë përpjekjes së punonjësve të zyrës funerale, për të çuar arkivolin në kishë, i kishin ndihmuar edhe dy të afërm të familjes.

Njëri prej të dyve e kishte telefonin në xhepin e këmishës dhe siç u ul, i ra telefoni brenda në arkivol.

Gjatë ceremonisë në kishë, vuri re se nuk kishte telefonin dhe doli jashtë. I tha bashkëshortes që të bënte një zile, me qëllim që ta dëgjonte ku e kishte lënë. Në momentin që gruaja telefonoi, telefoni gjendej në arkivol.

KOMENTE