English

Elbasan: Projekt Për Fasadat E 48 Pallateve

ELBASAN, 18 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Bashkia e Elbasanit ka gati projektin për suvatimin e fasadave të 48 pallateve në lagjet Vullnetari, Haxhias, 11 Nëntori, Partizani dhe 5 Maji, falë një investimi të përbashkët mes Bashkisë dhe Bankës Botërore. Nënkryetari i Bashkisë, Serafin Papa tha për ATSH-në, se për suvatimin e fasadave janë akorduar 75 milion lekë, ku 19 milion lekë janë dhënë nga Bashkia e Elbasanit dhe pjesa tjetër nga Banka Botërore. Papa tha se "suvatimet do të nisin në fillim në Lagjet Vullnetari dhe Haxhias e më pas në lagjet e tjera". Duke shtuar se problem kanë dalë gardhet dhe muret shtesë të ndërtuar nga qytetarët pas viteve '90, papa tha se "ato do të prishen për të mos penguar projektin". /n.m/.
KOMENTE