Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Feith: Qeveria kosovare duhet përgëzuar për decentralizimin
English

Feith: Qeveria kosovare duhet përgëzuar për decentralizimin

Prishtinë, 18 korrik, NOA – “Përgëzoj qeverinë për përkushtimin e saj ndaj decentralizimit, kandidatët në zgjedhje dhe më së shumti qytetarët që po e marrin të ardhmen në duart e tyre dhe po dalin në votime”.

Kështu është shprehur përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, duke iu referuar balotazhit në komunën e Parteshit.

“Kam besim se kjo do të hapë një kapitull të ri për qytetarët e Parteshit, të cilët tani e tutje do të kenë më tepër qasje në vendimmarrje për çështjet që kanë ndikim në jetën e tyre të përditshme”, ka thënë Feith lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se ky është një hap tjetër i rëndësishëm për implementimin e zotimeve të marra përmes Kushtetutës së Kosovës dhe Propozimit Gjithëpërfshirës të Statusit për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë dhe demokratik, i cili do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

n.e/NOA

KOMENTE