Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izrael - Netanjahu Niset Për Në Egjipt Për Bisedimet E Drejtpërdrejta Me Palestinezët
English

Izrael - Netanjahu Niset Për Në Egjipt Për Bisedimet E Drejtpërdrejta Me Palestinezët

JERUSALEM, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u nis sot nga Tel-Avivi për një vizitë të shkurtër në Egjipt, ku pritet të bisedojë për procesin e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve me presidentin Hosni Mubarak, njoftoi radioja publike izraelite. "Egjipti luan një rol qendror dhe do të diskutoj me presidentin egjiptian lidhur me mënyrat për nxitjen e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve", deklaroi Netanjahu përpara nisjes. Izraeli dhe palestinezët kanë filluar në maj bisedime jo të drejtpërdrejta nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara, por këto bisedime nuk kanë sjellë asnjë përparim dhe Uashingtoni po përpiqet tashmë të nxisë dialogun e drejtpërdrejtë mes të dy palëve. Megjithatë, presidenti palestinez Mahmud Abas, i cili ndodhet gjithashtu në Kajro sot, kërkon garanci lidhur me mosmarrëveshjet për kolonizimin hebre dhe të Jerusalemit Lindor përpara rifillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin. Bisedimet e drejtpërdrejta janë pezulluar gjatë ofensivës së fundit ushtarake izraelite kundër Rripit të Gazës në fund të vitit 2008. Netanjahu dhe Abas nuk do të takohen sot në Kajro. /I.Pu.
KOMENTE