Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Kryeministri Thaci Per Vizite Zyrtare Ne Shba
English

Kosove - Kryeministri Thaci Per Vizite Zyrtare Ne Shba

PRISHTINË, 18 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u nis sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, kryeministri Thaçi në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillojë një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden. Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri Thaçi, siç bëhet e ditur nga zyra e tij, do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Thaçi do të mbajë ligjëratë me temën "Ndërtimi i së Ardhmes Euro-Atlantike të Kosovës: Sfidat dhe Mundësitë Para Nesh". /a.ke/
KOMENTE