Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakër në një festë meksikane, vdesin 17 të rinj
English

Masakër në një festë meksikane, vdesin 17 të rinj

Meksiko, 18 korrik, NOA – Së paku 17 të rinj u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën nga të shtëna të armëve të zjarrit nga të panjohur gjatë një feste në Torreon të Meksikës.

Kjo ngjarje trondit këtë vend, ndërsa pak kohë më parë, nga një e ngjashme vdiqën dhjetëra të rinj gjatë një feste të organizuar në një qytet të Rusisë.

Kanë qenë persona të armatosur të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes me pesë automjete dhe kanë qëlluar pa mëshirë mbi të rinjtë që ishin duke festuar në ato momente.

Ndërkaq, hetuesit në Torreon, i cili është kryeqyteti i shtetit të Coahuilas, në kufi me Teksasin, kanë raportuar se numri i të vdekurve mund të rritet në orët e ardhshme, pasi disa të plagosur ishin në gjendje të rëndë.

n.e/NOA

KOMENTE