Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meksikë - Të Paktën 33 Të Vdekur Gjatë Akteve Të Dhunës Lidhur Me Krimin E Organizuar
English

Meksikë - Të Paktën 33 Të Vdekur Gjatë Akteve Të Dhunës Lidhur Me Krimin E Organizuar

CIUDAD JUAREZ, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Dhuna lidhur me krimin e organizuar dhe me trafikun e drogës në Meksikë ka shkaktuar 33 të vdekur, gjashtë prej të cilëve policë, që prej të premtes në mbrëmje në veri dhe në jug të vendit, njoftuan autoritetet lokale. Katër policë janë vrarë në qytetin e famshëm turistik Akapulko, në jug dhe dy të tjerë në Leon, në veri, shtuan të njëjtat burime. Në shtetin Chihuahua, kufi me Teksasin, akte të ndryshme dhune kanë shkaktuar vdekjen e 15 personave gjatë natës duke u gdhirë dita e shtunë, 11 prej të cilëve në Ciudad Juarez, qyteti më i dhunshëm i Meksikës. Të premten, disa shkëmbime zjarri mes ushtrisë dhe personave të armatosur të grupeve të drogës kanë shkaktuar 12 të vdekur në qytetin Nuevo Laredo, në verilindje të Meksikës, në kufi me Teksasin, njoftoi Ministria e Brendshme e Meksiskë. "Nëntë kriminelë, dy civilë dhe një ushtarakë kanë vdekur në tre përleshje mes elementëve të ushtrisë dhe personave të armatosur të krimit të organizuar, që shkaktuan 21 të plagosur mes banorëve", bëri të ditur ministria në një komunikatë. Në Meksikë, dhuna lidhur me "luftën e karteleve", ka shkaktuar deri tani 7 000 të vdekur që prej fillimit të vitit, sipas Ministrisë së Drejtësisë, një nivel i paarritur më parë. Gjatë gjithë vitit të kaluar, përleshjet mes grupeve dhe kundër forcave të rendit kanë shkaktuar 9 000 të vdekur. Bilanci i këtij konflikti i afrohet shifrës 25 000 të vdekur që prej dhjetorit të vitit 2006, data e ardhjes në pushtet të presidentit Felpe Calderon, i cili u ka shpallur luftë trafikantëve për të cilën ka angazhuar 50 000 ushtarakë. /I.Pu.
KOMENTE