Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi, mesazh familjeve të viktimave në aksidentin fatal
English

Presidenti Topi, mesazh familjeve të viktimave në aksidentin fatal

Kryetari i Shtetit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz

Tiranë, 17 korrik 2010 NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit rrugor të një autobusi të linjës Durrës-Fushë Arrëz.

“Të dashur familjarë dhe të afërm të viktimave,

Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që patën viktima duke u thënë që jam pranë jush në këto moment të vështira! Ndihem shumë i trishtuar ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq që mori përmasa tragjike.

Duke ju siguruar që të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë dhe po punojnë me një organizim të shkëlqyer për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie, më lejoni t’ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional!”, - përfundon mesazhi i z.Bamir Topi.

r.n/NOA

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Zbardhen shkaqet e tragjedisë rrugore me 14 të vdekur

Berisha te familja Marku: Fatkeqësia, të gjithë shqiptarët qajnë me ju

Ngushëllimet në familjet e viktimave, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë

Krasniqi: Kosova ndan me Shqipërinë dhimbjen për aksidentin

Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi i tij në Sanatorium

Tragjedia e rëndë, e pranishme edhe në mediat e huaja

Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare
KOMENTE