English

Rusi - Të Paktën Tetë Të Vdekur Në Një Aksident Rrugor

MOSKË, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Së paku tetë persona kanë humbur jetën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një greminë në Osetinë e Jugut, provincë rebele e Gjeorgjisë në kufi me Rusinë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar ekipet e shpëtimit. "Ekipet e shpëtimit të Osetisë Veriore (në jug të Rusisë) mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e tyre. Sipas informacioneve paraprake ata raportojnë tetë të vdekur dhe 16 të plagosur", deklaroi për agjencinë "Ria Novosti" një zëdhënës i Ministrisë së Situatave Emergjente të Osetisë Veriore. Sipas agjencisë "Interfax", në autobus ndodheshin 25 persona. Ata ishin nisur nga Osetia e Veriut drejt asaj të Jugut. Mjeti ra në një greminë disa dhjetëra metra të thellë. /e.v/
KOMENTE