English

Videolajm - Djalli në ashensor

SHBA, 19 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Pesë persona shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, rastësisht gjenden të mbyllur në ashensor. Në mesin e tyre është një nga rojet e ndërtesës. Ashensori ndalon.

Shërbimit e sigurisë nuk mund të ndërhyjnë në kohë dhe të pestë mbeten të bllokuar për më shumë se ç'pritej. Gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin. Një nga këto pesë persona është djalli.

Këto janë themelet tepër kurioze dhe mjaft interesante për realizimin e një filmi, pamjet triler të të cilit i shihni në videon e mëposhtme.

“Djalli”, do të jetë titulli i këtij filmi i cili me shumë mundësi do të shfaqet në fillim të vjeshtës. Historia e tij vjen nga M. Night Shyamalan, skenari nga Brian Nelson dhe do të xhirohet nga Vëllezërit Dowdle.

Gjendemi në një përballje kundrejt klaustrofobisë, e cila na shfaq pak persona të mbyllur në një mjedis të kufizuar, me pak rrugë shpëtimi dhe burime të pakta për t’u larguar nga një situatë e tillë.

Pesë aktorët e përzgjedhur për të kaluar këtë aventurë janë relativisht të panjohur: Chris Messina, Bojana Novakoviç, Bokeem Woodbine, Xhefri Arend dhe Caroline Dhavernas ku ndërmjet e tyre nuk është aspak e lehtë që në pamje të parë të dallohet se kush është djalli.

r.b/NOA

{youtube}iUrUlnLOzlE{/youtube}

KOMENTE