Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Bulevardi Vlore- Skele, Drejt Nje Profili Te Ri
English

Vlore: Bulevardi Vlore- Skele, Drejt Nje Profili Te Ri

VLORË, 18 korrik/ATSH-H.Koçi/.-Bulevardi Vlorë-Skelë, aksi kryesor rrugor i qyteti, pritet të shndërrohet në një hapësirë shumëdimensionale zhvillimi dhe lëvizjeje, pasi ai do të zgjerohet më tej, duke i shtuar një korsi emergjence, do të ndahet në mes me një brez të gjelbër dhe funksional, të cilave do t'u shtohen dhe nënkalimet, gjë që do të krijojë standardet e nevojshme të sigurisë dhe të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve. Në bulevardin me gjatësi 1.7 km, me gjerësi 19 metra dhe me 6 korsi lëvizjeje, synohet të bashkëjetojnë automjetet dhe këmbësorët, mjediset e gjelbëruara dhe të shërbimit në raporte të ndryshme dhe funksionale sipas standardeve të kohës. Projekti i rikonstruksionit dhe rikonceptimit të Bulevardit kryesor të Vlorës, që u miratua në Këshillin e Rregullimit të Territorit do të kushtojë disa milionë euro, ndaj për zbatimin dhe sigurimin e fondeve, Bashkia do t'i drejtohet Këshillit të Ministrave. "Edhe në gjendjen aktuale, rruga Vlorë-Skelë vlerësohet ndër më të bukurat në Shqipëri", thotë arkitekti vlonjat, Arben Meksi. -Bulevardi Vlorë-Skelë, historia më shumë se 100 vjeçare e qytetit- Bulevardi Vlorë-Skelë është një nga elementët kryesorë infrastrukturorë të urbanistikës së qytetit, pasi me të lidhet dinamika e zhvillimit social dhe ekonomik të Vlorës, e tashmja dhe e ardhmja.Por, ky bulevard përfaqëson në vetvete edhe historinë e qytetit. Historia moderne e bulevardit Vlorë-Skelë, nis në vitin 1906, kohë kur qyteti që shtrihej në pjesën e vjetër të saj, deri tek Xhamia e sotme e Muradies, lidhej me Skelën përmes një gjurme, që nuk kishte asgjë të përbashkët me një rrugë. Paria vlonjate e kohës vendosi që kjo rrugë të ndërtohej e shtruar me kalldrëm. Gjatë periudhës deri në fund të viteve 1940-të të shekullit të kaluar, rruga ishte e paasfaltuar dhe qarkullimi në të ishte jashtë standardeve. Pas vitit 1920, ajo përshkohej nga një linjë hekurudhore(dekovil), që ishte mjeti kryesor i transportit për qytetin e Vlorës, të atyre viteve. Rruga e ngushtë me kalldrëm përshkohej nga karrocat e pakta, si dhe nga linja e dekovilit që shkonte deri në Skelë dhe në port. Në të dy krahët e rrugës, ndërtimet pothuajse mungonin. Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të viteve 1950-të, kur investimet për zgjerimin e qytetit, nisën të shtriheshin edhe në këtë pjesë, ku u ndërtua fabrika e Orizit dhe gradualisht, mjaft godina banimi 2-3-4 katëshe, që nisën të krijonin profilin e një rruge moderne. Në këto kushte u shtrua nevoja e ndërtimit të saj, në përputhje me standardet dhe vizionin e kohës. Por në parametrat që u ndërtua, rruga ishte mjaft e gjerë dhe e panevojshme. Pavarësisht se ishte mjaft e bukur, ndër më të bukurat në Shqipëri. Në të dy krahët u mbollën palma, që i jepnin bukuri të rrallë si dhe pemë të tjera si agrumet, tipike për zonën. Po ashtu, u vendosën statuja e statujëza, të ndërtuara prej allçie, ose betoni. Në 5- vjeçarin e dytë të viteve 1980-të, rruga Vlorë-Skelë j'u nënshtrua rikonstruksionit dhe zgjerimit pjesë-pjesë. Fillimisht përfundoi zgjerimi i rrugës nga xhamia deri tek godina e teatrit dhe muaj më pas edhe pjesa tjetër deri në Skelë./n.m/
KOMENTE