Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDI planifikon ndryshime në kabinetin qeveritar
English

BDI planifikon ndryshime në kabinetin qeveritar

Shkup, 19 korrik, NOA – Kabineti qeveritar maqedonas ka gjasa që të ketë ndryshime brenda tij, edhe falë planifikimit për ndërrimin e disa ministrave nga partia shqiptare, e përfshirë brenda tij, BDI.

Kjo e fundit ka paralajmëruar se do të ndërrojë disa ministrave në kabinetin qeveritar, pas paralajmërimit për rikonstruim të qeverisë prej kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas burimeve brenda kësaj partie, ministrat që mund të ndërrohen janë Nexhati Jakupi i Ekologjisë, Musa Xhaferi i Pushtetit Lokal, Xhelal Bajrami i Punës dhe Politikës Sociale dhe Fatmir Besimi i Ekonomisë.

Ndërkohë që nuk përjashtohet fakti se të gjithë ministrat mund të jenë pjesë e ndryshimit brenda kabinetit qeveritar.

Sipas të dhënave, gjatë muajit gusht është planifikuar rikonstruimi i pjesshëm i kabinetit qeveritar, gjë për të cilën, të dyja partitë e koalicionit, VMRO-DPMNE dhe BDI, tashmë kanë rënë dakord.

n.e/NOA

KOMENTE