Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode: Shkurtimet në buxhet, skenar për të korrigjuar elementët negativë të krizës
English

Bode: Shkurtimet në buxhet, skenar për të korrigjuar elementët negativë të krizës

Tiranë, 19 korrik, NOA – Projekti për rishikimin e buxhetit 2010 përbën një skenar të ri, i cili do të korrigjonte disa elementë negativë të induktuar nga një krizë e gjatë financiare globale, në të mirë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Kështu e ka prezantuar ministri i Financave, Ridvan Bode, në seancën e sotme plenare draftin për rishikimin e buxhetit 2010, i cili parashikon në vetvete një shkurtim të zërave të shpenzimeve.

“Kriza financiare globale u shndërrua shpejt në një krizë ekonomike, e cila ezauroi kapacitete të mëdha, sidomos të vendeve të më të zhvilluara”, shpjegoi më tej Bode.

Sipas tij, vetëm vitin e kaluar, ekonomia e vendeve të zonës Euro pati një rënie prej 5 përqind dhe do të duhen vite për të patur ritmet e mëparshme e në këtë kuadër, tha ai, as Shqipëria nuk mund të ndihet e përjashtuar.

“Kriza globale nuk kurseu as vendet në tranzicion dhe as vendin tonë dhe duhet thënë se të gjitha vendet e rajonit kaluan në situatë krize”, tha ministri i Financave.

Duke shtuar se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, autoritetet shqiptare kanë qenë të suksesshme në përballimin e pasojave të krizës dhe se kanë aplikuar politika të shëndetshme dhe si rezultat i kësaj, Shqipëria ka qenë vendi i cili ka përballuar me sukses rënien ekonomike.

E pikërisht, në vijim të kësaj ideje, ai tha se shërben edhe paketa e sotme e shkurtimeve në buxhet që qeveria po ia parashtron Kuvendit për miratim ...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE