English

Dimitrov ringre pretendimin: Në Shqipëri, rreth 100 mijë bullgarë etnikë

Sofje, 19 Korrik, NOA – Rishfaqen sërish pretendimet e bullgarëve për ata që i quajnë “bullgarë etnikë” në territorin e kufirit shqiptaro-maqedonas.

Ka qenë sërish ministri pa portofol për Bullgarët Jashtë Vendit, Bozhidar Dimitrov, i cili ka deklaruar se Shkupi zyrtar po ndjek një propagandë pro-maqedonase në rajonet e shqiptarëve, të cilat sipas tij, në fakt janë të populluara me bullgarë etnikë.

Sipas Dimitrovit, në monitorimin e tri rajoneve shqiptare si Mali i Thatë, Prespa dhe ajo e Gorës, ka rezultuar se Shkupi po bën përpjekje për të shtuar dhënien e shtetësisë maqedonase për ata që ai i quan rreth 100.000 bullgarët etnikë që jetojnë atje.

"Ndryshe nga Bullgaria, e cila e bën njerëzit të presin për dhënien e një shtetësie 3 deri në 4 vjet, maqedonasit e japin një pasaportë në vetëm 2 muaj dhe vetëm duke paguar 50 euro. Kjo do të bëjnë që të ketë një regjistrim të popullsisë shqiptare në rritje si maqedonase dhe prandaj, vitin e ardhshëm Shkupi shpreson të mburret me provat e mëdha që ka siguruar për praninë e pakicës maqedonase në rajonet etnike të shqiptarëve", ka pohuar në deklaratën e tij, Dimitrov.

Numri i shqiptarëve që dëshiron të marrë shtetësinë maqedonase sipas tij, është shtuar pas heqjes së regjimit të vizave për maqedonasit.

n.e/NOA

KOMENTE