Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Aksioni Policor, Arrestohet Një I Dyshuar Për Vrasje
English

Elbasan: Aksioni Policor, Arrestohet Një I Dyshuar Për Vrasje

ELBASAN, 19 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku / - Rreth 100 uniforma blu të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit të mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë në Tiranë, ndërmorën ditën e sotme një aksion për kapjen e dy shtetasve të dyshuar për veprën penale të "vrasjes". Aksioni u zhvillua në lagjen " Partzani" të qytetit të Elbasanit, ku mësohet se është arrestuar një prej dy të shumëkërkuarve, ndërsa tjetri është në kërkim. I arrestuari u gjet në një banesë private të lagjes " Patizani" ku qëndronte i fshehur. Operacioni vazhdon ndërsa paraprakisht Policia nuk bën të ditur identitetin e shtetasit të arrestuar, për arsye hetimi. Po sot, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar " Holiday" ku vetëm gjatë 48 orëve të fundit është bërë i mundur arrestimi i 12 personave. /gj.m/
KOMENTE