Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend-Imami:Rishikimi I Buxhetit, Nuk Prek Programet Afatgjata Të Përdorimit Të Tij
English

Kuvend-Imami:Rishikimi I Buxhetit, Nuk Prek Programet Afatgjata Të Përdorimit Të Tij

TIRANË, 19 Korrik/ATSH/.- Ministri i Mbrotjes, Arben Imami theksoi sot se, "propozimet për ndryshimet e buxhetit të vitit 2010 nuk prekin programet afatgjata të përdorimit të tij". Gjatë seancës parlamentare ku po diskutohen ndryshimet në buxhet, ministri Imami tha se, "rishikimi i buxhetit nuk përbën pengesë në realizimin e objektivave të qeverisë, por dhe angazhimet në fushën e mbrotjes". Duke u ndalur te buxheti i këtij dikasteri, Imami tha se, "qeveria ka respektuar angazhimet e marra nga vendi në kuadër të marrëveshjes së anëtarësimit në NATO, dhe rishikimi i dokumentit financiar prek kryesisht shpenzimet korente, si mallra shërbime, etj". Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, siguroi se, "financimi për programin e demontimit të municioneve të tepërta nuk është prekur, madje me të njëjtat shpenzime ne duam të trefishojmë sasinë e municionit të demontuar". "Nuk ka ulje të financimeve as për angazhimin në kuadër të NATO-s, BE-së, OKB-së dhe në misionet paqëruajtëse ndërkombëtare", tha Imami, ndërsa shtoi se, "gjatë këtij viti është realizuar rritja më e madhe e pagesave për ushtarakët që marrin pjesë në këto misione"./s.d/a.s/
KOMENTE