English

Mediu: Buxheti Per Mjedisin Synon Te Ndertoje Politika Te Qendrueshme

-Deklaron ne seancën e Kuvendit, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu- TIRANE, 19 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, tha sot në seancën e posacme të Kuvendit, ku po diskutohet mbi ndryshimet në buxhetin e vitit 2010, se "buxheti për mjedisin synon të ndërtojë një politikë të drejtë të menaxhimit për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit mjedisor në vendin tonë". Mediu solli në vëmendje të deputetëve rëndësinë e trajtimit të problemeve, me të cilat ndeshet mjedisi sot. "Problemet e mjedisit janë probleme të çdo shqiptari ndaj, duke mos dashur të kishte ndarje partiake, jam i hapur për për cdo sygjerim që i shërben përmirësimit të mjedisit", tha ai. Duke u ndalur në ndryshimet e parashikuara nga qeveria në buxhetin e vitit 2010, Mediu vlerësoi se "politikat fiskale të ndërmarra nga qeveria e kanë kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me barrën fiskale më të lehtësuar për zhvillimin e biznesit jo vetëm në rajon por dhe më gjerë". Në këtë kuadër vijoi ai, dhe rishikimi i buxhetit që diskutojmë sot, ku parashikohet të shkurtohen shpenzimet synon të ruajë një bilanc të qartë të të ardhurave dhe shpenzimeve. "Nevoja për këto ndryshime, arsyet që e nxitën qeverinë dhe synimet, që kerkon të realizojë ajo, kondicionohen nga një sërë zhvillimesh në tregjet globale, në tregjet e ekonomise rajonale, të cilat detyrojnë ndërmarrjen e një sërë masash emergjente dhe ne drejtimin e duhur", tha ministri Mediu./n.m/
KOMENTE