English

Rusi - Senati Miraton Një Ligj Që I Jep Më Shumë Pushtet Ish-Kgb-Së

MOSKË, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Dhoma e Lartë e Parlamentit rus votoi sot një ligj që i jep më shumë pushtet shërbimeve të sigurisë së brendshme (FSB) kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve. Ligji që ju mundëson këtyre shërbimeve të paralajmërojnë çdo person të dyshuar për krijimin e kushteve të kryerjes së një krimi, u miratua nga 121 senatorë. Presidenti i Këshillit të Federatës, Sergei Mironov, lideri i partisë ''Rusia e Drejtë'' deklaroi se kishte votuar kundër duke kritikuar formulimet e gabuara që i mundësojnë një veprim të lirë shërbimeve të sigurisë. Në kuadër të këtij ligji, çdo person apo biznes që pengon punën e një agjenti të FSB mund të bëhet objekt i një hetimi, gjobe prej 13 deri në 1 300 euro dhe ku një arrestim do të shkojë deri në 15 ditë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE