Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër: Bashkia Investime Për Përmirësimin E Infrastrukturës Në Qendrën E Qytetit
English

Shkodër: Bashkia Investime Për Përmirësimin E Infrastrukturës Në Qendrën E Qytetit

SHKODËR, 19 Korrik/ATSH-G. Marku/ - Falë investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë nga ana e Bashkisë së Shkodrës, qëndra e qytetit verior, çdo ditë e më tepër po merr një pamje bashkëkohore. Pasi kanë përfunduar punimet në të gjitha akset e tjera rrugore që rrethojnë zonën e qëndrës, radhën e ka patur rruga "Vilson", një prej rrugëve më të vjetra të këtij qyteti, e cila shërben si nyje lidhëse mes sheshit "2 Prilli" pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës dhe sheshit qëndror të qytetit, atij "Luigj Gurakuqi". Aksi rrugor në fjalë konsiderohet si mjaft i rëndësishëm dhe për faktin se në të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe dy prej institucioneve shtetërore të rëndësisë së veçantë, si Poliklinika Qëndrore e qytetit dhe Gjykata e Apelit, ndërkohë që së fundmi ka filluar aktivitetin e saj edhe një bankë private përkrah shumë bizneseve që funksionojnë në të dy anët e saj. 10.4 milion lekë të akorduar nga Bashkia e Shkodrës, kanë qënë në dispozicion të Shoqërisë "S.M.O Union sh.p.k" , e cila ka ndërhyrë në një rikonstruksion të përgjithshëm të këtij aksi rrugor me të gjithë kërkesat bashkohore, punime nëntokësore, gërmim, asfaltim, trotuare, ndriçim, gjelbërim, etj. Fadil Burgaj, drejtues teknik i punimeve, thotë për ATSH-në, se, "dorëzimi i kësaj rruge nga ana e firmës së tyre pritet të bëhet brenda dy-tre ditësh, ndërkohë që menjëherë, pas marrjes në dorëzim nga Bashkia, e cila do ta plotësojë edhe me sinjalistikën e dukur, qarkullimi në këtë aks rrugor do t'i japë një frymëmarrje tjetër qëndrës së qytetit të Shkodrës. Ndërkohë, sipas sheshit të shërbimeve publike pranë bashkisë së Shkodrës, Alfred Luleta, investimet e planikuara nga strukturat drejtuese të qeverisjes vendore do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, kryesisht në rrugët dytësore, pasi përgjithësisht akset rrugore që përshkojnë qytetin verior, falë investimeve të Qeverisë Shqiptare, të gërshëtuara edhe me të bashkisë, tashmë janë të niveleve bashkëkohore. /gj.m/
KOMENTE