Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Zjarr Ne Barakat E Romeve, Zjarrfikesit Evitojne Djegien
English

Shkoder: Zjarr Ne Barakat E Romeve, Zjarrfikesit Evitojne Djegien

SHKODËR, 19 Korrik/ATSH-G. Marku/- Një zjarr i papritur që ra në orët e mbrëmjes së sotme në hyrje të qytetit të Shkodrës, ka shkrumbuar një numër barakash, ku strehoheshin pjesëtarë të komunitetit rom, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e sherbimit të zjarrfikseve ndaloi përhapjen e tij në ndërtesat e tjera. Burime zyrtare nga policia lokale dhe sektori i zjarrfikëve të prefekturës, thanë për ATSH-në se "nga zjarri i rënë në mënyrë të befasishme, janë djegur të paktën mbi 50 baraka prej dërrase, ku strehoheshin pjesëtarë të komunitetit rom". Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe mjetet e zjarrfikëve, të cilat duke ndërhyrë me shpejtësi, lokalizuan vatrën e zjarrit, dhe më pas, shuarjen e tij të plotë. Zjarri i shpejtë dhe i papritur, për të cilin hetimet paraprake të ekspertëve të policisë dhe zjarrfikësve dyshojnë se ka ardhur nga një shkëndijë elektrike, nuk u dha mundësi familjeve të barakave dhe çadrave, që u përfshinë nga zjarri, që të nxirrnin pajisjet. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve dhe ndalimi i zjarrit shpëtoi pjesën tjetër të rreth 50 barakave të tjera. Në vendngjarje ishin edhe drejtuesit e lartë të qeverisjes vendore, të cilët pasi u takuan me pjesëtarët e komuniteti rom, premtuan se ti gjenden pranë duke i ndihmuar me veshje dhe ushqime, ndërsa po shikohet mundësia e sistemimit të tyre, fillimisht për fëmijët dhe gratë, dhe më pas edhe të tjerët në mjediset e konvikteve të qytetit./n.m/
KOMENTE