Afganistan - Fillon Konferenca Ndërkombëtare Në Kabul
					  KABUL, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Konferenca ndërkombëtare e Kabulit ku marrin pjesë përfaqësuesit e më tepër se 60 vendeve donatore u hap sot në kryeqytetin afgan nën masa të forta sigurie, njoftoi AFP-ja.
     Mbledhja filloi me një lexim Kurani pas mbërritjes së zyrtarëve të huaj, të cilët u pritën në një sallë të madhe të Ministrisë së Jashtme afgane.
     E përshkruar si takimi më i madh ndërkombëtar i organizuar ndonjëherë në kryeqytetin afgan, ajo zhvillohet nën masa të forta sigurie, pasi ushtarë afganë dhe të NATO-s janë mobilizuar për të shmangur çdo sulm të mundshëm të talebanëve, rebelimi i të cilëve vazhdon të forcohet që prej katër vjetëve.     
     Megjithatë, gjatë natës u hodhën disa raketa në lagjen e aeroportit pa shkaktuar viktima, njoftoi AFP-në Ministria e Brendshme afgane. 
     Aeroporti ndodhet disa kilometra nga Ministria e Jashtme.
/I.Pu. 				
				
				

 
    