Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Kouchner U Bën Thirrje Afganëve Të Bëjnë Paqe Me Armiqtë E Djeshëm
English

Afganistan - Kouchner U Bën Thirrje Afganëve Të Bëjnë Paqe Me Armiqtë E Djeshëm

KABUL, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, u bëri thirrje sot në Kabul afganëve të tregojnë "guxim" për të bërë paqe "me armiqtë e djeshëm", ndërkohë kur qeveria dhe aleatët e saj ndërkombëtarë po u shtrijnë dorën talebanëve. "Duhet të themi të vërtetën për një rrugë që mund të jetë e gjatë dhe që do të kërkojë guxim dhe imagjinatë", deklaroi Kouchner në një fjalim të mbajtur gjatë konferencës ndërkombëtare në Kabul. Shefi i diplomacisë franceze theksoi se duhet të bëhet paqe me armiqtë e djeshëm dhe se zgjedhjet e parashikuara për në shtator do të jenë një test i rëndësishëm për aftësinë e ish-talebanëve për t'u integruar në lojën politike demokratike. Shefi i diplomacisë franceze u shpreh gjithashtu se kjo nuk duhet të quhet si një zgjidhje politike e nxituar, në një kohë kur dora e shtrirë talebanëve i shqetëson OJQ-të për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. "Gjërat nuk do të rregullohen për një ditë dhe fqinjët e Afganistanit do të vazhdojnë t'i ndjejnë pasojat që ndonjëherë do të jenë të mëdha", theksoi ai. Duke kujtuar premtimin e presidentit Nicolas Sarkozy që Franca do të qëndrojë për sa kohë të jetë e nevojshme në Afganistan, ai e mbylli fjalimin duke i ftuar afganët dhe komunitetin ndërkombëtar të luftojnë për paqen. /I.Pu.
KOMENTE