Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Davutoglu Takohet Me Liderin E Dëbuar Të Hamasit
English

Davutoglu Takohet Me Liderin E Dëbuar Të Hamasit

ANKARA, 20 korrik /ATSH-MIA/ - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu u takua dje në Damask u takua me liderin e dëbuar të Hamasit, Haled Meshaal, njoftoi sot media turke. Davutoglu zhvilloi dje një vizitë njëditore në Damask, para se të shkonte për në Afganistan, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare kushtuar së ardhmes së vendit të përfshirë që prej nëntë vitesh nga lufta. Davutoglu dhe Meshaal shqyrtuan përpjekjet për afrimin e qëndrimeve të lëvizjes Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, dhe lëvizjes Fatah të Mahmud Abasit si dhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Takimi ndodh në momentin kur marrëdhëniet mes aleatëve të paradokohshëm, Turqisë dhe Izraelit, janë në krizë të rëndë për shkak të sulmit izraelit ndaj flotiljes ndërkombëtare humanitare për Rripin e Gazës më 31 maj, ku u vranë nëntë shtetas turq. Izraeli, që e konsideron Hamasin organizatë terroriste, ashpër reagoi për takimin e djeshëm. Në faqen e tij të internetit, Hamasi publikoi se Davutoglu dhe Meshaal biseduan për mënyrat për mënjanimin e bllokadës për Rripin e Gazës dhe se shefi i diplomacisë turke ka premtuar se Turqia do të vazhdojë me përpjekjet për heqjen e saj./ a.jor.
KOMENTE