Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike/Tërmetet Më Të Fuqishme Që Kanë Goditur Shqipërinë
English

Fishë Teknike/Tërmetet Më Të Fuqishme Që Kanë Goditur Shqipërinë

TIRANË, 20 Korrik/ATSH/.- Tërmetet, fenomenet natyrore tronditëse, e kanë shoqëruar Shqipërinë që nga vitet e para të këtij dymijëvjeçari. Sipas specialistëve, nga lashtësia njihen disa tërmete të fuqishme që kanë goditur vendin, si ai i Apolonisë në vitin 217 pas Krishtit, më pas dy në Durrës, në vitet 334 dhe 506 të erës sonë dhe në mars 1273. Ky i fundit shënoi 25 mijë viktima, ndërsa shkatërroi plotësisht qytetin. Nga kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në 1153 dhe i Krujës në vitin 1617. Shekujt e mëpasmë regjistruan të tjera tërmete. Një i tillë, kujtohet më 17 tetor 1851, ku 400 ushtarë mbetën të vrarë në kalanë e qytetit. Katër vjet më vonë, në 1855 në Shkodër u regjistruan 12 tërmete brenda një viti. Duke kaluar në periudhën e vonshme të historisë sonë, në shekullin e 20-të veçohen lëkundjet më të forta sizmike që tronditën Shqipërinë, përgjatë 100 viteve të fundit. - Më 1 qershor 1905 në Shkodër, tërmeti me fuqi 9 ballë la pa banesa 1500 familje, duke vrarë 200 vetë dhe plagosur 500 të tjerë. - Në vitin 1920 në Tepelenë tërmeti shkaktoi 36 të vrarë dhe shkatërroi 2500 shtëpi. - Në vitin 1959 Lushnja u godit nga një tërmet 9-ballësh, që preku Fierin, Rrogozhinën, Peqinin e Beratin. - Në vitin 1960 epiqendra e tërmetit në Korçë shkatërroi 1479 ndërtesa. - Në vitin 1967 tërmeti në Dibër e Librazhd shkatërroi 177 fshatra, shkaktoi 12 të vdekur dhe 174 të plagosur. - Në vitin 1979 në Shkodër e Lezhë goditja e tërmetit dëmtoi 17.118 shtëpi e objekte social-kulturore. - Në vitin 1982 në Roskovec (Fier) tërmeti shkatërroi 16.534 ndërtesa, ndërsa vrau 1 person dhe plagosi 12 të tjerë. - Në 7 janar 1988 nga tërmeti që goditi Tiranën u dëmtuan 2083 shtëpi. - Më 26 mars 1990 një tërmet goditi Fushë-Bardhën (Gjirokastër). /a.s//n.m/
KOMENTE