Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Holandë - Dështojnë Negociatat Për Formimin E Një Koalicioni Mes Liberalëve Dhe Të Majtës
English

Holandë - Dështojnë Negociatat Për Formimin E Një Koalicioni Mes Liberalëve Dhe Të Majtës

HAGË, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Negociatat që u ndërmorën më 5 korrik në kuadër të formimit të një koalicioni qeveritar mes liberalëve dhe të majtës në Holandë kanë dështuar, njoftuan sot burime zyrtare, gjashtë javë pas zgjedhjeve legjislative të parakohshme. ''Diskutimet mes liberalëve të VVD, laburistëve të PvdA, qendrës të D66 dhe ekologjistëve të GroenLinks nuk arritën asnjë rezultat'', njoftoi shërbimi i shtypit të mbretërisë në një komunikatë. "Ne përfundim ne dështuam për shkak të financave'', theksoi Mark Rutte, shef i partisë VVD i cili u rendit në krye të zgjedhjeve legjislative të 9 qershorit, cituar nga stacioni televiziv kombëtar holandez. ''Ndryshimet e mëdha të opinioneve mes partive për disa çështje ekonomike, veçanërisht për reduktimin e shpenzimeve publike penguan arritjen e një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni'', deklaroi Rutte, cituar nga agjencia e lajmeve ANP./ /ec/ a.jor.
KOMENTE