English

I moshuari në polici: Më vodhën portofolin me 500 euro

Korçë, 20 Korrik, NOA – Ndërsa ecte rrugës, një plak 87-vjeçar është grabitur nga një djalosh, i cili i ka vjedhur portofolin ku kishte 500 euro dhe 70 dollarë amerikanë, duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Kjo është ngjarja që i ka ndodhur të moshuarit nga Korça, me emrin S.Orgocka, i cili e ka denoncuar menjëherë atë pranë forcave policore të këtij qyteti.

Këto të fundit nisën menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore proceduriale për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, ndërsa materialet për këtë ngjarje i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE