English

Korçë, i vë zjarrin makinës së fqinjit, ia djeg tërësisht

Korçë, 20 Korrik 2010 NOA/ Alba Filipi – Nën avujt e alkoolit, një 21 vjeçar nuk e ka kontrolluar dot veten dhe në kushte të vetëdijes së lëkundur, i ka vënë zjarri një makine duke e djegur atë plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Vashtmi, të rrethit Korçë, raporton korrespondentja e agjencisë NOA e cila citon policinë dhe për arrestimin në flagrancë të autorit të ngjarjes.

Për veprën penale “Dëmtim te pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal është arrestuar 21-vjeçari Skerdi Malesia lindur ne Korçë dhe banues ne fshatin Vashtmi te rrethit juglindor.

I dyshuari, i dënuar me pare per vjedhje, akuzohet se sot, në gjendje te dehur i ka vene zjarrin mjetit tip “Benz ne pronësi të 24 vjeçarit nga i njëjti vendbanim, E.Qeraxhi 24 vjeç.

Policia e Korçës, nuk dha detaje për shkaqet fillestare që çuan 21-vjeçarin në aktin vandal ndaj fqinjit të tij.

a.f/r.n/NOA

KOMENTE