Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova: Jo autonomi e gjerë për Mitrovicën
English

Kosova: Jo autonomi e gjerë për Mitrovicën

Prishtinë, 20 Korrik, NOA – Ideja që po qarkullon në diplomacinë e Bashkimit Evropian, për dhënien e një statusi special veriut të Mitrovicës, përkatësisht ajo e një autonomie me shkallë të gjerë, kundërshtohet totalisht nga politika kosovare, qoftë ajo në pozitë, por edhe opozita.

“Në qeveri nuk e kemi menduar një gjë të tillë dhe ne kemi menduar se pakoja e Ahtisarit është e drejtë plotësuese për minoritetin serb dhe shumë më e madhe se sa të drejtat e minoriteteve në cilindo vend anëtar të BE-së”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, lidhur me një fakt të tillë.

Por edhe lideri i opozitës, Ramush Haradinaj është shprehur kundër idesë që veriu i Mitrovicës të ketë një status special.

“Po rrezikohet statusi i Kosovës, sepse veriu është Kosovë. Çdo ndërhyrje kudo në çfarëdo pjese të Kosovës, nënkupton se po rihapet statusi, ndërsa statusi është i vendosur në bazë të vullnetit të popullit në dakordim me bashkësinë ndërkombëtare në bazë të planit të Ahtisarit”, tha Haradinaj.

Pritet që debati i ashpër për këtë çështje të zhvillohet në fakt, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shpallë pasnesër mendimin e saj lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

E sido që të jetë ky vendim, Beogradi dhe Prishtina zyrtare pritet që të kenë përballje të reja, lidhur me shumë çështje të hapura kohët e fundit mes tyre, si përshembull ajo e shkëmbimit të territoreve etj.

n.e/NOA

KOMENTE