Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Shperthim Ne Veri, Ne Qender Te Zvecanit
English

Kosove: Shperthim Ne Veri, Ne Qender Te Zvecanit

PRISHTINË, 20 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Një shpërthim, pa pasoja në njerëz, qe ka ndodhur sot pas menatës, në qendër të Zveçanit, të banuar kryesisht me serbë, në veri të Kosovës, ka dëmtuar tri autovetura. Sipas medias lokale, persona të panjohur kanë hedhur një lende shpërthyese në oborrin e shtëpisë së një gazetari serb, kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, Çasllav Milisavleviç. Bëhet e ditur se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet rreth saj. Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), ka reaguar menjehere, duke dënuar ashpër incidentin. "Sulmin ndaj kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, UGK e konsideron të papranueshëm dhe si kërcënim direkt ndaj lirisë së shprehjes", theksohet ne reagim. UGK kërkon nga Policia e Kosovës "që ta zbardhë këtë rast të rëndë të ndodhur në Zveçan dhe te arrestoje personat qe hodhen lenden shpërthyese në oborrin e shtëpisë së kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, Çasllav Milisavleviq". Shpërthimi i sotem është incidenti i tretë serioz gjatë korrikut në veriun e Kosovës. Në fillim të këtij muaji, në veri të qytetit të Mitrovicës nga një shpërthim gjatë një proteste u vra një boshnjak e u plagosën 10 qytetarë serbë, ndërsa në incidentin e dytë u plagos me armë zjarri sapo kishte dalë nga shtëpia një deputet serb i Kuvendit të Kosovës. /a.ke/
KOMENTE