Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuba E Gatshme Të Lirojë Më Shumë Të Burgosur Politikë
English

Kuba E Gatshme Të Lirojë Më Shumë Të Burgosur Politikë

GJENEVË (Zvicër), 20 korrik /ATSH-AFP/ - Kuba është e gatshme për lirimin e të burgosurve të tjerë politikë krahas 52 të burgosurve politikë të liruar dhe të gjithë mund të qendrojnë në ishull nëse dëshirojnë, deklaroi kryetari i Parlamentit kubanez, Ricardo Alarcon. Në përfundim të bisedimeve të presidentit kubanez, Raul Castro me kardinalin kubanez, Jaime Ortega, 52 nga 75 të burgosur politikë dënuar me burg në vitin 2003 u liruan. Rreth 11 të burgosur politikë, të shoqëruar nga familjarët e tyre, mbërritën javën e kaluar në Madrid. Ata që pranuan të mërgojnë në Spanjë ishin të liruarit e parë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE