Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marihuana e kapur në Tiranë, ndjekje policore e të dyshuarve (FOTOT)
English

Marihuana e kapur në Tiranë, ndjekje policore e të dyshuarve (FOTOT)

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, të dyshuarit kanë bërë një rezistencë ndaj forcave të policisë, duke tentuar të largohen me shpejtësi, me automjetin tip Benz me targa të huaja, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë

Tiranë, 20 Korrik 2010 NOA Update - Sekuestrohet në Tiranë në kuadër të operacionit Vora II sasia prej 85 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë, arrestohen dy persona si poseduar dhe shpërndarës së saj.

Ka qenë Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcave të Posaçme, pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, i cili në kuadër të operacionit të koduar “Vora II” arriti sekuestrimin e një sasie prej 85 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një dalje për mediat pasditen e sotme, tha se u arrit të kapen dhe arrestohen në flagrancë Elert Latifi, 20 vjeç, lindur e banues në Shijak Durrës dhe Rigels Kaja, 2ç vjec, lindur e banues në Durrës.

Dy të rinjtë, - tha z.Vocaj, - u kapën në kryqëzimin e Vorës Tiranë, pas një hetimi përreth 3 muaj, i organizuar mbi investigimin e tyre me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, të dyshuarit kanë bërë një rezistencë ndaj forcave të policisë, duke tentuar të largohen me shpejtësi, me automjetin tip Benz me targa të huaja, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.

Pas një ndjekje përreth 15 minuta, forcat e Sektorit të Operacioneve Speciale bënë të mundur bllokimin e automjetit si dhe sekuestrimin e sasisë rreth 85 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Rigels Kaja, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një automatik tip Kallashnikov.

Nga hetimet e kryera deri më tani, lënda narkotike vinte nga fshati i Lazatit Gjirokastër, me destinacion qytetet e Durrësit dhe të Tiranës, e cila më pas do të përdorej për t’u shpërndarë gjatë sezonit turistik veror.

“Ky operacion është vazhdim i operacioneve të suksesshme të Sektorit Kundër Narkotike e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë dhe është rezultat i drejtpërdrejtë i disiplinës operacionale të Sektorit të Operacioneve Speciale të sapo trajnuar nga Forcat RENEA”, - tha z.Vocaj.

r.n/NOA

KOMENTE