Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia ndërhyn me forcë, heq çadrat e protestuesve para Parlamentit
English

Policia ndërhyn me forcë, heq çadrat e protestuesve para Parlamentit

Londër, 20 Korrik 2010 NOA – Policia britanike ka ekzekutuar urdhrin e lëshuar nga gjykata për të hequr çadrat që një numër protestuesish të cilët prej disa javësh, kishin zënë sheshin para Parlamentit anglez.

Sheshi ishte pushtuar nga protestues që kundërshtojnë luftën dhe kërkojnë që të bëhet më shumë në betejën kundër ngrohjes globale.

Ata ngritën një numër të madh çadrash dhe u strehuan aty siç shihni dhe në këto pamje, duke dalë gjatë gjithë ditës e natës me megafonë dhe manifestuar kështu kundërshtinë e tyre për luftën dhe për ngrohjen globale.

Një vendim i gjykatës së Apeleve në Londër u ekzekutua para disa orësh duke bërë që sheshi të zbrazej nga çadrat e instaluara dhe protestuesit të largohen forcërisht.

“Një spektakël i neveritshëm ishte ai që po ndodhte këtu”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson. Ai konfirmoi se në operacioni për heqjen e çadrave ndërhynë 60 forca policore dhe u deshën disa orë për të bërë çmontimin e strehave.

Këto zhvillime në Londër vijnë pak javë pasi dhe në Tiranë, pikërisht në sheshin pranë Parlamentit dhe Kryeministrisë, u ngritën disa çadra me protestues, që qëndruan për afro tre javë.

Policia dhe gjykata nuk ndërhynë për shpërndarjen e tyre, kurse kryeministri mëse një herë kishte deklaruar publikisht se perimetri i sigurisë ishte shkelur.

r.n/NOA

KOMENTE