Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Jam I Hapur Per Çdo Kontroll Mbi Te Ardhurat E Mia
English

Prifti: Jam I Hapur Per Çdo Kontroll Mbi Te Ardhurat E Mia

-Deklaron në një konferencë për shtyp, ministri ETE, Dritan Prifti- TIRANE, 20 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Ekonomisë, Ttregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti, ka reaguar menjëherë sot, pas akuzave të Partisë Socialiste, se ai nuk ka deklaruar pasurinë e tij. Në një konferencë për shtyp ministri Prifti duke i cilësuar këto akuza si shpifje të radhës, theksoi se ai do të depozitojë në prokuri një padi për shpifje. "Akuzat për pasurinë time janë shpifjet e radhës të PS-së dhe Edi Ramës por unë kam autorizuar avokatin tim që bëjë kallëzim penal për shpifje" theksoi Prifti. "E ftoj Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si zërin e pavaruar dhe të së vërtetës, të bëjë inspektim të shpejtë dhe të plotë të pasurisë time dhe të informojë publikun mbi të ardhurat e mia" -tha ai. Duke i bërë një sfidë publike kreut të PS-së Edi Rama, ministri Prifti theksoi se do të largohet nga politika nëse kreu i opozitës bën analizat për drogë dhe ato dalin në rregull. "Unë e kam akuzuar publikisht Edi Ramën, për përdorim të lëndëve narkotike, fakt të cilin e kam parë vetë dhe për ketë akuzë deri më sot, Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje"-tha ministri Prifti. Socialistët akuzojnë kreun e energjitikës se ka siguruar të paktën 1.8 milion euro brenda një viti. Këtë akuzë ministri Prifti e ka hedhur poshtë, duke deklaruar se është i hapur për çdo kontroll mbi të ardhurat e tij. /f.n/
KOMENTE