Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Qiellit i flas”, mbërrin krijimtaria më e mirë e kompozitorit Gazmend Mullahi
English

“Qiellit i flas”, mbërrin krijimtaria më e mirë e kompozitorit Gazmend Mullahi

Tiranë, 21 Korrik 2010 NOA/ Ermir Nika - Albumi me këngë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit të mirënjohur të muzikës së lehtë shqiptare Gazmend Mullahi “Qiellit i flas” ka dalë në treg.

Muzika e lehtë shqiptare nuk mund të duket e plotë pa muzikën e Mullahit dhe anasjelltas, Gazmendi si temperament dhe karakter njerëzor nuk mund të mendohet dot pa muzikën.

Vitet e fundit kur komercialiteti dhe truket e industrise muzikore kanë dominuar jetën kulturore shqiptare, është pikërisht publiku, falë shijes, formimit dhe identitetit të tij kombëtar i cili, po u rikthehet vlerave me të qëndrueshme të atyre personaliteteve të artit, të cilën me veprën e tyre krijuan atë trashëgimi kulturore e shpirtërore, që sot u jep dallueshmëri dhe prestigj shqiptarëve ne mozaikun e kulturës evropiane, kudo ku ata jetojnë.

Dhe ishin pikërisht kërkesat e shumta të artdashësve, kryesisht brezit të ri, ata faktorë që ndikuan në publikimin e këtij albumi, duke sfiduar në këtë mënyrë artin sintetik dhe tingullit të përftuar me anë të teknologjive të larta kompiuterike.

Në muzikën e Mullahit, ndihet origjinaliteti i papërsëritshëm, frymëmarrja që përcjell peisazhi shqiptar, me dinamikën që mbizotëron në natyrën dhe relievin e Shqipërisë. Ndoshta janë këto disa nga arsyet pse meloditë e Gazmend Mullahit, përshkonin bulevardet e qyteteve të Shqipërisë, plazhet, sallat e koncerteve, pelegrinazhet e të rinjve edhe në ditët e sotme. E veçanta e muzikës së këtij kompozitori qëndron në faktin se krijimtaria e tij është shumë e veshtirë të datohet, pasi kur arti i kushtohet ndjenjës më sublime të shpirtit njerëzor, dashurisë, ai i përthyen konturet e kohës kur është krijuar dhe komunikon me publikun e cdo moshe, e cdo epoke, duke dale përtej një jete njerëzore. Në notat e tij ndihet shkirja e sentimentit shpirtëror me materien, ç’ka është një tregues për ndërthurjen e dy komponenteve tejet të rëndësishëm, krejtësisht bashkëudhëtarë në ekzistencën e tyre: së përjetshmes dhe së përkohëshmes.

Ky edicion përmban rreth 30 këngë, ku ndër më të njohurat, ato të cilat sot konsiderohen si hite të muzikës së lehtë shqiptare, mund të përmendin: “Dashuria”, në interpretimin e këngëtarit Robert Alia, “Mimoza e dashurisë” - e interpretuar nga këngëtarja Adriana Ceka, “Ora e qytetit tim”, ” Ti mbetesh pranvera” e së mirënjohurës Lindita Theodhori, “Ç'ti them vellait” - e kënduar nga Nertila Koka, “Ktheu për vete për mua” - nën iterpretimin e suksesshëm të Eranda Libohovës. Surpriza e këtij albumi ka të bëjë me faktin se për herë të pare, publikohen duke qenë pjesë e tij, dy materiale muzikore të intrepretuara mrekullisht nga muzikanti i famshëm, Gasper Curcija, me trompë, i cili vleresohet edhe pas vdekjes së Curcisë, si instrumenti magjik i tij.

Albumi, para së gjithash është një ndihmesë me vlerë, për publikun e cdo gjenerate, për kritikët e artit, për katedrat e muzikës në Akademinë e Arteve, Liceun Artistik dhe shkollave të muzikës brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Me anë të publikimeve të tilla, kultura shqiptare në tërësi dhe muzika në vecanti, fitojnë përmasën e duhur, në ato nivele të larta ku e ngritën emrat e shquar të kompozicionit, të cilët publiku me të drejtë i nderon, për atë imazh civilizues që i dhanë kulturës dhe shoqërisë shqiptare.

(*) Ermir NIKA, drejtor i Librit, MTKRS

Thanë për Gazmend Mullahin:

Këngët e Gazmendit i ndjej se janë të vërteta, ato jo vetëm që më pëlqejnë por do i këndoja me dashuri si vetë ato.

Vaçe Zela “Nder i kombit”

Në se do të dëshironit të shijoni muzikën kushtuar dashurisë, dëgjoni këngët e Gazmend Mullahit”

Akademik Vaso S Tole (Kompozitor)

Këngët janë të ndërtuara profesionalisht. . . ka melodi që rrjedh ëmbël dhe lënë mbrese. Motivet më mbesin në vesh dhe s’me dalin për qamet.

“Mjeshter i madh” Ferdinant Deda (Dirigjent)

…bën pjesë në ato pak kompozitor që ka pasur si qëllim ndjenjen, llogjikën dhe muzikalitetin. Kjo ka bërë që këngët e tije të jenë origjinale dhe gjithmonë të kohës.

Francesk Radi (Kantautor)

. . . . është kompozitori im më i preferuar shqiptar !

Eranda Libohova (Këngetare)

Ne e këngët te Gazmendit ka lëng jetëdhënës dhe sigurisht që ajo është vetë dashuria. Me këngët e tij na mesoi si të shikonim ndryshe nga deri atehere këngën e lehtë lirike.

Prof As. Hajg Zacharian (Kompozitor)

. . . . organizoi tinguj sa profesionale e të menduar, aq dhe ndiesore sa vetë dashuria, sa tëv thjeshtë, aq dhe të frymezuar në të folurën shqip me tinguj

Prof Aleksander Peçi (Kompozitor)

Është ndër përfaqsuesit me të spikatur të kompozitorëve profesioniste. Karakterizohet nga nje stil i veçante muzikor me tendenca drejt këngës moderne larg rutinës së kohës.

Edmond Zhulali (Kompozitor)

Këngët e Gazmend Mullahit kanë veç një emër, melodi e ndjerë e thellë reflektive Çdo njeri që i dëgjon humbet në botën e pafund të tingujve që burojnë nga një shpirt artisti. Faleminderit për muzikën që na dhuron.

Ardit Gjebrea Kompozitor-Kantautor

Kush është Gazmend Mullahi

Ka lindur në Tiranë më 18 Gusht të vitit 1951. Është aktivizuar që në fëmijëri si rezultat i prirjeve për arte. Mësimet në shkollën e mesme i kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1971 duke marrë mësime në instrumentin e pianos dhe më vonë ne degën e kontrabasit. Gjatë kësaj periudhe mori mësime intensive muzikore duke u përqendruar veçanërisht në tekniken e kompozimit gjë që e vazhdoi në Institutin e Larte te Arteve duke shkruar dhe ekzekutuar një sëre veprash të cilat interpretoheshin nga orkestra e shkollës dhe studentet. Disa prej ketyre veprave janë vlerësuar që në atë kohë me çmime në dekadat e Majit që organizoheshin si manifestimet më te mëdha në fushën muzikore në vënd. Dipllomohet “Kompozitor” në vitin 1975 duke u paraqitur me ekzekutimin nga orkestra simfonike e RTSH poemin simfonik “Firma e popullit tim” vepër e cila u vleresua dhe në konkursin kombëtar të shpallur atë vit. Punon i emëruar ne rrethin e Librazhdit me detyrën e “Shefit të muzikës” të rrethit dhe kompozitor në qendren kulturore deri ne vitin 1980 duke berë të mundur organizimin dhe realizimin e shumë aktiviteteve artististike dhe kulturore të këtij rrethi njëkohësisht, pa nderprerje punën në fushën e krijimtarisë duke bërë të mundur kompozimin në shumë zhanre muzikore për nevoja të rrethit dhe jashtë saj. Veprat muzikore të krijuara në këtë periudhë janë ekzekutuar nga orketra simfonike të vëndit duke u vlerësuar nga specialistë të ndryshëm të fushes. I rekomanduar nga personalitete të rëndësishme të muzikës në vënd dhe me kërkesë të Radio – Televizionit Shqiptar prej vitit 1980 fillon punë në Redaksine e krijimtarisë dhe regjistrimeve muzikore ne Radio Tirana. Gjatë kësaj periudhe të gjatë pune pranë ketij institucioni janë realizuar dhe ekzekutuar një sërë veprash të rëndësishme. Kontakti me muzikantët më të shquar të vëndit si kompozitore, dirigjentë, instrumentistë nga më cilesorët në vend krijuan një klimë të shëndoshe duke bërë të mundur krijimin dhe ekzekutimine e shumë veprave. I apasionuar dhe pas gjinisë së këngës ka shkruar një numur te math prej tyre dhe një pjesë e të cilave janë bërë të njohura dhe të pelqyera në vënd. është vleresuar për "Kontribut të çmuar në muziken e lehtë shqiptare " në evenimentin artistik tek "Njeqind këngët e shekullit" organizuar nga TV Kombetar KLAN. Ka kryer eksperienca pune për periudha të ndryshme kohe në Vjene-Austri pranë ORF si dhe Bachersfild University- Calyforni USA mbi teknikat të krijimit dhe interpretim menaxhimit në fushën e muzikës. Angazhime në fushën e aktivitetit muzikor -1971 Përfundon shkollën e Mesme Muzikore Liceun Artistik në degën e Muzikës nga ku merr mësime intensive në fusha të ndryshme të muzikës, piano, muzikologji, contrabass, kompozim. -1975 Përfundon Akademinë e Arteve në degën e Kompozicionit. -1975-1980 Pëgjegjës i muzikës në rrethin e Librazhdit. -1980 - Emerohet Redaktor- Kompozitor ne Radio- Tirana, prane orkestres simfonike te Radio-Televizionit. -1980-2009 Pjestar i bordit artistik muzikor te Aktiviteteve te rendesishme muzikore ne RTSH – Koncertet e Majit, Festivali i këngës së muzikës së lehtë, i koncertit të pranverës, Festivalit të këngës popullore, i stinës koncertore të orkestrës simfonike të RTSH si dhe i të gjitha aktiviteteve të rëndësishme muzikore që organizoheshin në këtë institucion. Është Fitues në koncertet e Dekadës së Mait 1978- 1979 -1980- 1982- 1984 me pjesë të ndryshme instrumentale dhe orkestrale. -1993-1996- Anëtar i këshillit Artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit. -Në periudha të ndryshme i aktivizuar Pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve Tiranë Disa nga veprat muzikore më të rëndësishme të shkruara ndër vite. -Poema simfonike “Firma e popullit tim “ (pune diplome ) 1976 - Rapsoni per orkester simfonike “Bijte e shqipes. ” 1975 -Poeme simfonike “Flete nga historia” 1983- Valle simfonike 1-2-3 1982-85

-Suitë për orkester “Kënga e shkumbinit” 1979

-Triple Poeme koncert per violine, violoncel, piano dhe orkester. Ekzekutuar mjeshterish nga mjeshtrat instrumentistë: I. Madhi G. Laro dhe A. Tartari 1986

-Baladë për violoncel dhe orkester ekzekutuar dhe vleresuar nga orchestra simfonike e RTSH 1987

-Kantata në katër kohë për kor solist e orkester “Drini dritë”vepër e cila u vleresua në konkursin kombëtar me çmimin e dytë. 1977

-Pjesë të ndryshme për muzikë dhome për instrumenta si “Sonatina per Piano”, “Suita për Piano”, Variacione, Tocatta, Miniatura etj per piano dhe instrumenta të tjerë.

-Ballada vokale, për solist e kor. Romanca vokale të cilat ekzekutohen në repertoret e ndryshme të këngetareve lirikeMuzike dramash, filmash per femije, valle e tabllo koreografike, përpunime këngësh e vallesh popullore ej. Shumë vepra të tjera janë ne fondin e transmetiveve të perherëshme Radio –Televizive. Ka dhënë gjithmonë mendime të ndryshme duke i pasqyruar ato në shkrime të botuara në shtyp apo në forume artistikë. Zotëron rrjedhshëm gjuhët Angleze dhe Italiane në përdorim aktiv të folur dhe shkruar.

Aktualisht punon Përgjegjës i Sektorit Arteve pranë Drejtorisë së Arteve dhe Letrave në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MTKRS).

KOMENTE
  • Francesk 23:05 - 26 Dhjetor 2010
    Urime per kompozitorin Gazmend Mullahi. Kenget e tija te mrekullueshme na kane shoqeruar nder vite dhe na kane zbukuruar jeten tone, ato mbeten gjithmone te reja dhe do i rezistojne kohes per origjinalitetin dhe profesionalizmin e tyre.
  • Francesk 09:09 - 14 Dhjetor 2010
    Gazmend Mullahi eshte nje kompozitor i formuar …bën pjesë në ato pak kompozitore që ka pasur si qëllim ndjenjen, llogjikën dhe muzikalitetin. Kjo ka bërë që këngët e tije të jenë origjinale dhe gjithmonë të kohës. Urime per kete pune te mrekullueshme dhe inisiative e cila le te perkrahet dhe nga kompozitore te tjere per te nxjere albumet me krijimtarine muzikore deshmi per vlerat dhe kontributet ne fushen e kultures muzikore shqiptare.