Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - I Nxehti Dhe Vodka: Rekord Mbytjesh, 71 Veta Brenda 24 Orëve
English

Rusi - I Nxehti Dhe Vodka: Rekord Mbytjesh, 71 Veta Brenda 24 Orëve

MOSKË, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Ministria ruse e Situatave të Emergjencës njoftoi sot një bilanc rekord me 71 të mbytur brenda 24 orëve në Rusi, e përfshirë që prej disa javëve nga një valë e paprecedent i nxehti që prej më tepër se 100 vjetësh. "Ministria regjistroi 85 aksidente në hapësira me ujë që kanë shkaktuar 71 të vdekur 24 orët e fundit", mësohet nga një komunikatë e ministrisë e publikuar në faqen e saj zyrtare. "Bëhet fjalë për një numër rekord të mbyturish brenda 24 orëve të regjistruar këtë vit", njoftoi AFP-në Veronika Smolskaia, një zëdhënëse e ministrisë. Larja në ujë në gjendje të alkoolizuar është një nga shkaqet kryesore të mbytjes nëpër hapësira ujore, vazhdon ministria. Në kohë të nxehtë, daljet në breg të ujit me pik-nik të shoqëruara me pije alkoolik janë një ndër zakonet e rusëve, sidomos për ata që banojnë në qytetet e mëdha. Këtë vit rreth 2 500 persona janë mbytur në Rusi, 1 244 prej të cilëve vetëm në qershor. Vetëm në qytetin e Moskës janë regjistruar 119 të mbytur. Sipas autoriteteve, vitin e kaluar, 2 733 persona kanë vdekur të mbytur në Rusi, 1 903 ishin në gjendje të dehur. /I.Pu.
KOMENTE
  • deshira13:51 - 20 Korrik 2010
    alkol dhe vape........
  • Anizel13:48 - 20 Korrik 2010
    ...s'mbushkan fare Ruset ne vape....ha ha ha