Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Cameron: Britania Nuk Është Si Shba-Ja, Reduktimi I Deficitit Duhet Bërë Tani
English

Shba - Cameron: Britania Nuk Është Si Shba-Ja, Reduktimi I Deficitit Duhet Bërë Tani

NJU JORK, 20 korrik /ATSH-ANSA/ - Britania e Madhe nuk është si Shtetet e Bashkuara "dhe nevoja për të reduktuar deficitin është tani", deklaroi kryeministri britanik David Cameron për Radion publike kombëtare. Në Uashington, për të takuar presidentin Barak Obama pas dhjetë javësh në krye të qeverisë britanike, Cameron deklaroi se "Britania e Madhe nuk mund të ketë luksin për të pritur". "Nuk jemi një valutë rezerve. Nuk jemi Shtetet e Bashkuara dhe nuk mund të presim", deklaroi Cameron. Cameron mohoi që mes dy vendeve të ketë opinione të ndryshme për mënyrën e përballjes me krizën: "E shohim në të njëjtën mënyrë, çdo vend duhet të përballet me deficitin por momenti për ta bërë mund të ndryshojë". /e.v/
KOMENTE