Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Një Nigeriane Lind Një Vajzë... Dëborë Të Bardhë!
English

Soft News - Një Nigeriane Lind Një Vajzë... Dëborë Të Bardhë!

LONDËR, 20 korrik /ATSH-MIA/ - Një çifti britanikësh me prejardhje nga Nigeria priti me padurim foshnjën e porsalindur, megjithatë, askush nuk priste që foshnja me prindër me ngjyrë të kishte lëkurë të bardhë, sy të kaltër dhe flokë të bardhë. Vajza e porsalindur, Nmachi Ihegboro, ka mahnitur ekspertët e gjenetikës. Babai i saj, Ben, 44 vjeç, thotë se "që nga dita që ka lindur, nuk mund t'ia ndajmë sytë Nmachit". Nëna e saj, Angela, 35 vjeçe, deklaroi se ajo është një fëmijë tepër i bukur dhe i mrekullueshëm. Familja jeton në Woolwich, në jug të Londrës, ndërkohë që të gjithë fëmijët e tjerë janë me ngjyrë. Ben i tha gazetës britanike "The Sun" se fillimisht ishte tonditur pas lindjes së Nmachit bile edhe ishte mahitur duke e pyetur gruan nëse ky fëmijë ishte i tiji. "Pasi lindi të dy jemi ulur dhe nuk kemi mundur t'ia ndajmë sytë me orë të tëra", tha babai i vajzës. "Bashkëshortja ime është besnike. Edhe sikur të mos ishte, bebja nuk do të dukej kështu", thotë Ben./ a.jor.
KOMENTE