Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News/ Vlore: Rrebeshi I Shiut Lag Vetem Gjysmen E Qytetit
English

Soft News/ Vlore: Rrebeshi I Shiut "Lag" Vetem Gjysmen E Qytetit

T VLORE, 20 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Reshjet intensive të shiut, që ranë mbrëmjen e djeshme në Vlorë duke u shndërruar në rrebesh, që zgjati për të paktën 20 minuta, u shfaqën vetëm në një pjesë të qytetit. Reshjet, që nisën rreth orës 20.30 deri në 20.50, ranë kryesisht nga zona e Teatrit "P. Marko", në Skelës dhe deri tek Uji i Ftohtë, duke krijuar vështirësi për qarkullimin. Por, ndërsa drejtuesit e automjeteve që lëviznin nga qendra për në bregdet, përballeshin me reshjet e shiut, e kundërta ndodhte me ata që udhëtonin në kahjen e kundërt, të cilët me habi konstatonin një mot të thatë. Meteorologu Todi Mitro thotë për ATSH-në se, kjo dukuri, jo e shpeshtë, është pasojë e origjinës së këtyre reshjeve, të cilat shkaktohen jo natyrshëm. "Reshjet e djeshme nuk erdhën si pasojë e uljes së vlerave të presionit, por e përzierjes dhe përplasjes së tre faktorëve: temperaturave të larta, një fronti relativisht më të ftohtë deri në një lartësi 1600 metra dhe përqindjes së lartë të lagështisë në ajër", tha Mitro. /a.ke/
KOMENTE