Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Klubet E Superligës Aktive Në Merkaton Verore
English

Sport-Merkato/ Klubet E Superligës Aktive Në Merkaton Verore

TIRANË, 20 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Klubet e Superligës po tregohen mjaft aktive në këtë merkato verore, duke afruar në radhët e tyre disa elementë cilësore, megjithëse deri tani lëvizjet kanë qenë kryesisht nga lojtarët e Superligës dhe pak të huaj. Vangjel Mile do të luajë me Skënderbeun sezonin e ri. Ish-sulmuesi 24-vjeçar i Teutës (10 gola sezonin e kaluar) konsiderohet një përforcim i dobishëm për trajnerin Shkëlqim Muça. Skuadra korçare po vazhdon të stërvitet në Mavrovë të Maqedonisë. Ndërsa mbrojtësi Jetmir Nino do të luajë me Teutën sezonin e ri. 24-vjeçari ishte pjesë e Laçit edicionin e kaluar. Te Teuta është bashkuar edhe Samir Saipi (vjen nga Trepça e Kosovës). Nesër, Teuta e Edi Martinit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Bylisin e Ilir Spahiut. Mesfushorët, Artion Poçi (32 vjeç) dhe Paulin Dhëmbi (30 vjeç) do të luajnë sërish për Besën. Dy lojtarët, të cilët ishin pjesë e kavajasve sezonin e kaluar, kanë rënë parimisht dakord me presidentin verdhezi, Nexhat Bizhdili. Besa do të luajë të enjten në Athinë ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës me Olimpiakosin (humbi takimin e parë 5-0 në "Qemal Stafa"). Mbrojtësi gjirokastrit, Ylli Shameti (26 vjeç), do të vazhdojë të jetë edhe për sezonin e ardhshëm pjesë e Kastriotit. Kapiteni i krutanëve gjatë kampionatit të kaluar refuzoi të firmoste në Azerbajaxhan me Olimpik Baki, pasi drejtuesit e klubit azer i ofruan një kontratë me gjysmën e vlerës financiare (40 mijë euro) se ajo që i kishin premtuar në fillim (80 mijë euro). Emiljano Veliaj firmosi zyrtarisht një kontratë 2-vjeçare me Shkumbinin. Ish-mesfushori 25-vjeçar i Laçit pranoi ofertën e bërë nga presidenti i ri i peqinasve, Ylli Ndroqi. Shkumbini ka shfaqur interesim edhe për senegelazin e Dinamos, Pape Diop. Mesfushori vlonjat Arlindo Rustemi pritet të jetë përforcimi i radhës i Elbasanit. 24-vjeçari luajti sezonin e kaluar me Gramozin e Ersekës. Te verdheblutë e Krenar Alimehmetit po testohen edhe dy lojtarë maqedonas, portieri Kristian Hristianoski (21 vjeç), mbrojtësi Petar Stefanovski (21 vjeç) dhe shqiptari nga Maqedonia, Semir Buxheti (19 vjeç). /a.ke/
KOMENTE