English

Sport- Spanja Kërkon Organizimin E Botëorit 2018

TIRANË, 20 Korrik/ ATSH/ - Pas fitimit të Kupës së Botës në futboll, "Afrika e Jugut 2010", Spanja kërkon edhe organizimin e Botërorit 2018. Sekretari i Shtetit për sportin në Spanjë, Aime Lisavetski, në mbledhjen e Federatës Spanjolle të Futbollit, tha se sfida e ardhshme e Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës "Afrikë e Jugut 2010" është organizimi i Kupës së Botës për vitin 2018 në tokën Spanjolle. "Në vitin 2008 pas triumfit në kampionatin Europian, unë fola me krenari dhe thashë se pse të mos fitojnë edhe Kupën e Botës në vitin 2010?- Tashmë që e kemi arritur edhe këtë sukses pse të mos jemi ne, vendi organizator për Kupën e Botës të vitit 2018"? -mësohet të këtë thënë për gazetën spanjolle "AS", sekretari i sporteve, Aime Lisavetski. Lisavetskin po e mbështet edhe presidenti i federatës spanjolle të futbollit, Angel Maria Villar, duke thënë se Lisavetski po jep angazhimin e plotë, për arritjen e organizimit të Kupës së Botës 2018 në Spanjë. Presidenti i federatës spanjolle të futbollit theksoi se suksesi i arritur në Afrikë i jep më shumë shanse Spanjës për të arritur tek objektivi i radhës dhe kjo tregon se fuqia e futbollit spanjoll është e madhe. Ai gjithashtu përgëzoi trajnerin e kombëtares Spanjolle, Vinsente del Boske, për suksesin e arritur duke thënë se ai i ka kthyer besimin dhe buzëqeshjen, mbarë popullit spanjoll duke i bërë ata krenar për ekipin e tyre kombëtar. /gj.m/f.n/
KOMENTE